Kryeparlamentari i shqipërisë, Niko Peleshi ka përjashtuar nga punimet e seancës së sotme dy deputetët demokratë Klevis Balliu dhe Flamur Noka pas kaosit të shkaktuar në Kuvend.
Teksa seanca po hedh në votim pa diskutim projektligjet dhe projektvendimet e përfshira në rendin e ditës, deputetët e opozitës janë mbledhur në karriget e ministrave të qeverisë, duke u përplasur me Gardën dhe duke rrëzuar karrigen e zv.Kryeministres Belinda Balluku.
Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka kërkuar ndërprerjen e diskutimeve për çështjet e parashikuara në rendin e ditës për të kaluar menjëherë në votim.
Pas këtij propozimi, kryeparlamentari Peleshi ka ndërmarrë iniciativën duke kaluar nen për nen pr.ligjet e parashikuara në rendin e ditës në seancën plenare./rtsh.al/
Delegacioni i DEA-s takohet me Policinë e Kosovës, diskutohe...
Spitali i Ferizajt jep detaje për rastin tragjik: Nëna e fos...
Maqedonci takon ministrin britanik të Mbrojtjes në Turqi, fl...
Rama në Kongresin Botëror të Ligjit: Integrimi në BE çelësi ...
Nisin punimet për rindërtimin e rrugës Kijevë-Malishevë
Publikohet letra e pretenduar e vetëvrasjes së Jeffrey Epste...