Pas një sërë ndërprerjesh të seancës së parlamentit ka ndodhur ajo që nuk pritej, kuvendi shqiptar është ndarë në dysh!
Nga njëra anë, kryetari i opozitës Lulzim Basha duke qëndruar në foltoren e kuvendit e folur live në facebook, ndërsa nga ana tjetër, kryeparlamentari Ruçi, i cili ka vendosur që të nisë me procesin e votimit të projektligjeve të ardhura në parlament.

Foltorja e kuvendit është bllokuar nga opozita e cila ka qëndruar në këmbë, ndërsa socialistët ngrinin kartonat për projektligjet duke sjellë kështu dhe fundin e seancës.
Basha ndërkohë ka hedhur akuza drejtuar Edi Ramës i cili erdhi në kuvend disa minuta më parë. Teksa Basha fliste pa mikrofon përballë “kamerës” së Facebook, kryeministri ka nisur të qeshë.

“Ti Edi Rama, vendose që të mbrosh Xhafën siç bërë me Saimir Tahirin. Ti Edi Rama ke pasur dijeni për aktivitetin kriminal të Agron Xhafës në aktivitetin e drogës. Edi Rama vendosi që hetimin për Agron Xhafajn ta bënte personalisht vëllai i tij ministër i brendshëm. Prokuroria nuk devijoi aspak nga skenari kriminal i Ramës”, tha Basha.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1906243942760111/
Në fund të votimit, kreu i kuvendit Gramoz Ruçi ka votuar dhe kalendarin e parlamentit dhe ka mbyllur kështu seancën e sotme.
“Tani mund të vazhdojë shfaqja nëpërmjet facebook-ut, se kjo është zgjidhja më e mirë për opozitën. Ditën e mirë!”-tha kryeparlamentari./Gazeta Express

Juventusi në epërsi pas pjesës së parë ndaj Galatasarayt
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave