Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu përmes një shënimi në Facebook ka dhënë lajmin e mirë se faza e parë e përballimit të virusit vdekjeprurës COVID-19 është përballuar me sukses.
Teksa ka shpërndarë edhe videon me përjetimet e mjekëve dhe infermierëve që janë çdo ditë në vijën e parë, Manastirliu thekson se kjo skuadër ka bërë një punë heroike në betejën me armikun e padukshëm.
“Stafi mjekësor i spitaleve #COVID e ka përballuar me sukses fazën e parë të epidemisë. Pavarësisht pasigurisë nga e panjohura, rrezikut e frikës për vete dhe familjarët, mjekët, infermierët dhe i gjithë stafi i spitaleve që trajtojnë pacientët me #covid19 kanë bërë një punë #heroike në vijën e parë të betejës me armikun e padukshëm. Dëgjoni eksperiencën dhe përjetimet e mjekëve dhe infermierëve të spitalit #COVID2, spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” #MëTëFortë #Bashkë”, shkruan Manastirliu.
Më poshtë përjetimet e mjekëve dhe infermierëve:
“Po shkoj në shtëpi gjithë stres pasi 2 vajzat e mia kanë nevojë për mua. Ruhem, ruhem që ato mos të infektohen”– kryeinfermierja Lediana Hida, shkruan Panorama.
”Ishte vërtet shumë i vështirë pasi edhe hera e parë në këtë situatë”– infermieri i Urgjencës, Sofokli Hoxha.
”Momenti i parë kishte disa elementë, ankthin, stresin dhe frikën nga infektimi por ishte dhe diagnoza pasi hera e parë që përballeshim me këtë”- shef i imazherisë, Dr. Pëllumb Hysko.
”Familjen kam një muaj e gjysmë pa e parë, që kur ne u shpallëm COVID-2. Nuk kemi vajtur, normalisht flasim me WhatsApp, Skype por pjesa e kontaktit kemi 1 muaj e gjysmë”- u shpreh penumologia Irma Tashi.
https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/848871365589813/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...