8 dhjetori është dita kur do të zhvillohen të 40-tat e Konstandino Kacifas.
Mediat greke kanë shpërndarë prej kohësh njoftimet mbi këtë datë, ndërsa së fundmi janë publikuar edhe mënyrat e kontaktit për të gjithë ata që duan të marrin pjesë si dhe detajet e ceremonisë përkujtimore që është parashikuar të mbahet të shtunën e 8 dhjetorit, në orën 11:00 me orën lokale, në kishën e Shën Athanasit në Bularat.
Siç thuhet në publikimet mediatike: “Për këtë qëllim janë vënë në dispozicion disa autobusë. Të gjithë ata që duan të marrin pjesë në këtë përkujtimore duhet të regjistrohen deri në datën 5.12.2018, ndërsa kostoja e udhëtimit është 30€. Lutemi për të gjithë ta shpërndajmë . Të jemi këtu me një mesazh të fuqishëm Të vendour! Të çojmë mesazhin tonë për atdheun tonë .Për dheun tonë. Eshtë gjëja më e paktë që mund të bëjmë për të nderuar kujtimin e Kostës sonë”.
Mbi 1000 shtetas grekë erdhën në Bularat një muaj më parë, në 8 nëntor, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Konstandino Kacifas, i vrarë në përballje me forcat RENEA.
Ceremonia e varrimit të 28 vjeçarit minoritar u shndërrua në një shfaqje antishqiptare, me thirrje nacionaliste dhe protesta nga pjesëmarrësit. 52 shtetas grekë mes të cilëve edhe eurodeputetja qipriote Eleni Theocharus u shpallën “non grata” në Shqipëri pas këtij demonstrimi./Panorama/
Një grua bie nga ura e re e Ibrit, shpëtohet nga një polic –...
Sunderland ndal Manchester Cityn, Arsenal mbetet në krye të ...
Egjipti, Katari dhe Turqia paralajmërojnë Hezbollahun: Dorëz...
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuari...
Një natë pas Vitit të Ri, Prishtina renditet e 22-ta në botë...
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...