Juventusi ka publikuar skuadrën për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, në të cilën është përfshirë Giorgio Chiellinin.
Bardhezinjtë do të përballen me Lyonin në 1/8 e finales, ku ndeshja e parë do të zhvillohet më 26 shkurt.
Emre Can është lënë jashtë nga lista, por ai është larguar për në Borussia Dortmund në janar.
Merih Demiral po ashtu nuk është në këtë listë, pasi që ai është lënduar dhe do të jetë jashtë në sezon, por Chiellini e ka zënë vendin e tij pasi që pritet të kthehet nga lëndimi në ligamente muajin e ardhshëm.
Kjo është skuadra e Juventusit në Ligën e Kampionëve: Szczesny, De Sciglio, Chiellini, De Ligt, Pjanic, Khedira, Ronaldo, Ramsey, Dybala, Douglas Costa, Alex Sandro, Danilo, Matuidi, Cuadrado, Bonucci, Higuain, Rugani, Rabiot, Bentancur, Pinsoglio, Bernardeschi, Buffon
Lideri suprem i Iranit flet për herë të parë pas armëpushimi...
Haxhiu: VV-ja nëse do të kishte siguri për 80 vota s’d...
Kurti takon Presidenten e BERZh-it, flasin për forcimin e ba...
“Thaçi të lirohet para aktgjykimit me shkrim”
S`ka president pa marrëveshje politike
Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshjet ndëkombëta...