Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli sapo ka votuar e shoqëruar nga djali i saj Genar Topalli dhe bashkëshorti. Në fjalën e saj për mediet ajo ka thënë se sot është një ditë ku do të fillojë ndryshimi për të gjithë shqiptarët. Topalli apeloi për një votë ndëshkimi për të gjithë ata që sipas saj kanë zhgënjyer.
“Jam e sigurtë se ndryshimi fillon te kutia e votimit dhe sot është një ditë ku do fillojë një kapitull i ri për shqiptarët. Një votë proteste një votë ndëshkimi për të gjithë ato që kanë zgënjyer dhe kanë tradhëtuar besimin dhe interesat e shqiptarëve. Që sot fillon një kapitull i ri”, tha Topalli.
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku