Ekonomia shqiptare ka përshpejtuar dukshëm ritmet e rritjes në tremujorin e parë të vitit.
Sipas të dhënave të INSTAT, prodhimi i brendshëm bruto në tremujorin e parë është rritur me 4.45% në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit të mëparshëm, nga më pak se 4% që ishte rritja për vitin 2017.
INSTAT raporton se ndikimin kryesor në këtë rritje e ka dhënë sektori i energjisë, që ka ndikuar me 2.45 pikë përqindje, pra më shumë se gjysmën e rritjes.
Sipas INSTAT, energjia elektrike ka dhënë kontributin kryesor, me 1.9 pikë përqindje. Në tremujorin e parë të vitit ka pasur eksport të shtuar të energjisë elektrike për shkak të motit me reshje. Edhe konjuktura më e favorshme ndërkombëtarë që ka nxitur shitjet e naftës dhe mineraleve jashtë.
Një tjetër element që ka ndikuar është dhe gazjsllësi TAP. Më herët Banka e Shqipërisë raportoi një rritje të ndjeshme të investimeve të huaja direkte në sektorin e energjisë, që erdhi kryesisht nga gazsjellësi TAP.
Ky i fundit ka përshpejtuar ritmet e investimeve në tremujorin e parë, për shkak të ndërtimit të stacionit të kompresorëve në Fier dhe futjes së tubave nën lumenjtë e Skraparit, që janë investime të kushtueshme, shkruan “Monitor”.
Tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimi kanë ndikuar me 0.54 pikë përqindje në rritjen ekonomike në tremujorin e parë.
Ndërtimi, që ka udhëhequr rritjen në vitin 2017, kontribuoi vetëm me 0.17 pikë përqindje në rritje.
Ecuri pozitive ka pasur dhe bujqësia, që ka ndikuar në 0.37% të rritjes.
Ndikimi i informacionit dhe komunikacionit në rritje ka qenë negativ, për shkak të dales nga tregu të operatorit të katërt celular, Plus.
Me rënie ka qenë dhe aktiviteti financiar dhe i sigurimeve, por INSTAT sqaron se ka pasur ndikim kursi i këmbimit, pasi në vlerë nominale, i zhveshur nga efektet e kursit, sektori ka rezultuar me rritje.
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...