Tre shqiptarë janë kapur me 4 kg kokainë të pastër që arrin në nivelin 98% në Cezena të Italisë. Përveç kësaj atyre iu sekuestrua dhe 2 kg marijuanë, që në total droga do të arrinte një vlerë prej gati 1 milion euro.
Në pranga kanë përfunduar Fatos Sadiku, 33 vjeç, Luan Kasalla, 41 dhe Fiqri Sulmina, 36 vjeç. Kreu i grupit konsiderohet Sadiku.
Përveç drogës, policia u sekuestroi në cilësinë e provës dhe 33 mijë euro cash. Ndjekja e shqiptarëve nisi kur policia po vëzhgonte Kasallën ndërsa po largohej me makinë nga Forli.
Policia nuhati se bëhej fjalë për ndonjë takim të dyshimtë. Agjentët konstatuan se 36-vjeçari Kasalla kishte lënë takim me Sadikun. Pas takimit të shkurtët ata u nisën për në shtëpinë e Kasallës në Bellaria.
Pas kontrollit, policia gjeti drogën të fshehur poshtë tapetëve të makinës. Sipas autoriteteve italiane, kokaina vinte nga Bolivia. Hetuesit besojnë se kanë shkatërruar një prej grupeve më të rrezikshme të shpërndarjes së drogës në Romagna, shkruan Panorama.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...