Jeta e shthurur që 28-vjeçari Erjon Stafa bënte tërhoqi vëmendjen e policisë italiane. Ai u vu në pranga nga në Savona, pasi u shpërndante VIP-ave kokainë.
28-vjeçari kishte lidhje të ngushta me VIP-a të të gjitha fushave.
Pjesë e klanit të tij ishte edhe një ish-miss Savona, një bukuroshe 30-vjeçare që kishte në pronësi një sallon bukurie në qytet ku adresonte klientët e saj për blerjen e kokainës, raporton Lapsi.Al
Duke pasur një rrjet të gjerë njerëzish të njohur, si yje të muzikës dhe televizionit, të cilëve u shpërndante kokainën.
Stafa pak para arrestimit të tij i kishte dërguar një mesazh bashkëpunëtorëve të tij ku shkruhej “Jemi të gjithë në të njëjtën varkë”. Në shtëpinë e tij në Celle u sekuestrua kokainë dhe disa telefona celularë. Policia po punon për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...
Ligj i ri në New York – paralajmërime për përdorimin e...