Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme.
Mandati zyrtar i Klement Zgurit përfundonte në 3 nëntor, por kodi i ri elektoral thekson se KQZ-JA e re tashmë me 3 hallka duhet të ngrihet brenda datës 19 tetor.
Zguri ka vendosur që të mos presë afatet ligjore por të largohet me dëshirë nga posti që mbante.
Zguri u emërua në këtë post pas marrëveshjes së 17 majit të vitit 2017, mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha. Ai ishte anëtar i Komisionit Qendrot të Zgjedhjeve prej 23 vitesh./tch
Zhduket një grua në Ferizaj
Irani: Bllokimi në Ngushticën e Hormuzit do të vazhdojë deri...
Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati
Kryediplomati shqiptar vizitë në Bruksel
Rikthehet magjia e Ligës së Kampionëve: Katër përballje të z...
Gjenden mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një perso...