Kryeministri Edi Rama deklaron se javën e ardhshme nis riatdhesimi i të gjithë shqiptarëve të cilët mbetën jashtë kufijve për shkak të shpërthimit të pandemisë së COVID-19.
Riatdhesimi do të bëhet falas dhe neser do të listohen pikat se ku do të merren qytetarët.
Nesër publikohet kalendari i misionit të riatdhesimit dhe pikat përkatëse ku do të bëjmë imbarkimin e misioneve të riatdhesimit dhe pikat përkatëse ku do të bëjmë imbarkimin e personave të listuar tani më. Këto misione do i kryejmë pa pagesë nga ana e individëve. I takon Lasgushin ti sjellë njerëzit tanë në shtëpi. I kam kërkuar kompanisë të marrë përsipër barrën e të qenit shtëpia e shqiptarëve në qiejt e Europës e të mos kërkojë lekë për të kryer këto misione humanitare. Jam i lumtur që gadishmëria e kompanisë ka qenë e menjëhershme” u shpreh Rama ne nje komunikim per median.
Po punohet për lejet speciale të fluturimeve çarter.
Ku janë shqiptarët që duhet të riatdhesohen?
Itali eshte grupi më i madh 650 persona
Në Britani 114 persona
Në Kroaci 341 persona
Zvicër 77 persona
Greqi 45 persona
Gjermani 35
Francë 37
Suedi 21
Austri 19
Në vendet e tjera ka nga 1- 12 persona.
“Unë e të gjithë ne po bëhemi copash, 14 copash përditë e natë që të mos lëmë asnjëprej jush vetëm. Që nga familjet e individët që kanë nevojë për ndihmë immediate dhe deri tek ata që nuk kthehen dot në shtëpi. Nuk do lë gurë pa luajtur dhe ti ardhur ndihmë kujtdo por dreqi e mori futeni mirë në kokë jemi në luftë dhe të gjithë duhet të shtrëngohen” tha Rama në mesazhin.
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?
Bayern Munichu e thyen rekordin e çmendur të Jose Mourinhos ...
Tragjedi ajrore në Gjermani, aeroplani bie në zonë banimi ...
Rezulton pozitiv me Hantavirus personi i 11 nga anija kanade...
Moti sot në Kosovë i vranët dhe me reshje lokale shiu
Bullgaria fiton Eurovision 2026