Shiu i rëndë gjatë orëve të fundit në të gjithë vendin ka ndihmuar në shuarjeve e vatrave të zjarrit që prej ditësh digjnin pyjet dhe shkurret e Shqipërisë.
Ministria e Mbrojtjes njofton se problematike situata ka qenë në qarqet Lezhë, Fier, Elbasan, Vlorë, por ende në terren janë forcat zjarrfikëse, të cilat po inspektojnë terrenin për të eliminuar çdo lloj mbetjeje zjarri që mund të shkaktojë rindezje të tij.
Njoftimi i Ministrisë:
Të gjitha vatrat e zjarreve të regjistruara ditët e fundit tashmë janë shuar. Problematike situata ka qenë në qarqet Lezhë, Fier, Elbasan, Vlorë.
Qendra Kombëtare e Emergjencave Civile njofton se zjarri i rënë në vendin e quajtur “Godull”, masivi pyjor Seman, në bashkinë Fier është shuar. Por ende në terren janë forcat zjarrfikëse, të cilat po inspektojnë terrenin për të eliminuar çdo lloj mbetjeje zjarri që mund të shkaktojë rindezje të tij.
Kryesisht verifikimet po kryhen në ato vende ku ka patur mbetje të drurëve të pishave, të rënë nën ndikimin e kushteve atmosferike në vite, të cilat mund të kenë brenda tyre element zjarri. Nga ana tjetër po kryhen edhe verifikimet lidhur me shkallën e dëmit nga zjarri.
Paraprakisht mendohet se ai ka përfshirë rreth 140 ha shkurre dhe pjesë nën kurorë të pishave, duke mos prekur dhe dëmtuar kurorën e tyre.
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...