I pandehuri F.N me 11 maj rreth orës 20:45 në Pejë, drejtonte automjetin e tij me shpejtësi mbi 70 km/h, në pjesën urbane pa pasur kujdes për vendkalimin për këmbësor, në pjesën e parë të majtë të veturës godet këmbësorin K.Sh, në anën e djathtë të trupit, duke e hedhur mbi kapakun e motorit dhe xhamin e përparmë të veturës, duke e bartur për 19 metra. Për pasojë i dëmtuari ndërron jetë pak kohë pasi e kishin dërguar në spital, raporton “Syri.net Kosova”.
Policia njofton se është arrestuar i dyshuari, pasi i njëjti ka shkaktuar aksident trafiku duke goditur viktimën mashkull-këmbësor, i cili si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë. Trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prokuroria Themelore e Pejës, njofton se Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj të pandehurit F.N, për shkak se i njëjti ka shkaktuar aksident me fatalitet me datën 11 maj në qendër të Pejës dhe kishte për të kryer veprën penale “rrezikimi i trafikut publik” neni 370, paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.
Gjykata Themelore në Pejë, njofton se Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.N për shkak të dyshimit të bazuar se me datë 11.05.2019, rreth orës 20:45 min, në Pejë, me dashje ka shkel Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor, në atë mënyrë që derisa po drejtonte automjetin e tij me shpejtësi mbi 70 km/h, në pjesën urbane ku shpejtësia është e kufizuar me shenjën e komunikacionit prej 35 km/h dhe fare pa pasur kujdes për vendkalimin për këmbësor, në pjesën e parë të majtë të veturës godet këmbësorin K.Sh, në anën e djathtë të trupit, duke e hedhur mbi kapakun e motorit dhe xhamin e përparmë të veturës, duke e bartur për 19m, ku për pasojë i dëmtuari ndërron jetë pak kohë pasi e kishin dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, me çka i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale rrezikim i trafikut publik.
Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.
Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

“Ungjilli u shpall nga Jerusalemi në Iliri”, Osmani për Kris...
Arrestohet presidenti i Fenerbahçes, nën hetim për përdorim ...
Mijëra njerëz mblidhen në Betlehem, ringjallin frymën e Kris...
Shqipëri/ Rriten rastet e dhunës dhe bullizmit në shkolla
Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para në një xhami në Ferizaj
Ministri Sallahu nënshkruan Projektkodin e etikës për Eksper...