Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjore Ivanov dërgoi letër ngushëllimi deri te presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank Vatler Shtjanmaer me rastin e vdekjes së ish kancelarti gjerman Helmut Kol.
“Helmut Kol ishte figurë impozante në historinë gjermane, evropiane dhe botërore. Si burrështetas i madh dhe politikan briliant, kancelari Kol e njohu përgjegjësin historike dhe tregoi lidership të vërtet dhe përpjekje të palëkundura edhe angazhime në bashkimin e Gjermanisë. Trashëgimia politike e krijuesit të Gjermanisë moderne dhe promovuesit të Evropës së bashkuar do të mbetet thellë e gdhendur në memorien e historisë gjermane dhe evropiane dhe do të vazhdojë të jetë e inspiruar për gjeneratat e reja të politikanëve në Evropë dhe botë”, thuhet në telegram.
Republika Maqedonisë dhe qytetarët e saj, shkruan Ivanov në telegram, lartë e vlerësuan dhe respektuan Kolin dhe pa mas mbetemi të falënderuar për rolin në procesin e pavarësimit dhe etablim ndërkombëtar të shtetit tonë, në zhvillimin e marrëdhënieve dhe respektimin e ndërsjellë mes shteteve dhe popujve tanë miqësor./arbresh.info/
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...