Italia vijon të konsiderohet si “toka e premtuar” për fëmijët shqiptarë. Prej janarit e deri në fundin e korrikut të këtij viti, 681 të mitur të pashoqëruar kërkuan strehë, ushqim dhe përkujdesje në shtetin fqinj duke u deklaruar si të braktisur nga familjet e tyre.
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme për Imigrimin dhe Politikat e Integrimit, minorenët nga Shqipëria përbënë 8.1 për qind të totalit të aplikimeve duke u renditur pas atyre nga Bangladeshi, Tunizia dhe Egjipti, raporton A2.
Të dhënat nga zyra për të Miturit e Huaj të Pashoqëruar, tregojnë se kërkesat më të mëdha për strehim nga fëmijët shqiptarë vijnë nga grup-mosha 15 deri në 17 vjeç.
Gati 9 mijë fëmijë shqiptarë të regjistruar kanë kërkuar të strehohen e më pas të marrin shtetësinë italiane në harkun e viteve 2015-2020.
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...