Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në qendër të komunës italiane Barzio
Nga mediat italiane raportohet se një shofer nxori nga brezi një pistoletë dhe e shkrepi.Fatmirësisht ai e drejtoi armën drejt tokës dhe askush nuk u lëndua. Policia vendase ka njoftuar se ai që shkrepi armën ishte një shtetas shqiptar, i cili qëlloi për të trembur një tjetër shofer, edhe ai shqiptar. Ngjarja ndodhi pasi makinat e të dyve u përfshinë në një aksident rrugor. Por pas të paktën një të shtëne, autori hipi sërish në mjetin e tij dhe u largua. Mediat italiane shkruajnë se efektivët janë ende në kërkim të shqiptarit i cili qëlloi me armë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit
Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe ...
Vuçiq lanson edhe një balonë: Sot i mora informacionet, Kurt...
Sonte ndërrohet ora
Rriten çmimet e naftës dhe të benzinës në Shqipëri
Haradinaj kujton masakrën e Izbicës dhe betejat e 28 marsit ...