Itali, sekuestrohet 700 kg marijuanë shqiptare në një gomone

22:42 | 10 Janar 2017
Trina Galanxhi

Një tjetër rast i trafikut të drogës është zbuluar në Leçe të Italisë, që mendohet se vinte nga Shqipëria.

“La Repubblica” shkruan se një gomone e fuqishme kaloi ngushticën e Otrantos mesnatën e të hënës duke u gdhirë e martë.
Trafikantët synonin bregdetin e San Foca, por gomonia u pikas nga disa banorë të cilët njoftuan më pas policinë.

Sipas “La Repubblica” trafikantët kishin fshehur në shkurre afër plazhit thasët me drogë, me një peshë 700 kg kanabis dhe vlerë 4 milionë Euro.
Nuk dihet nëse kjo sasi droge vinte nga Shqipëria, por autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të identifikuar trafikantët.

Alarmi për rritjen e trafikut të drogës nga Shqipëria në Pulia ka nisur në muajt e fundit nga shërbimet sekrete, të cilat gjithashtu kanë theksuar edhe rrezikun e radikalizimit ekstremizmit islamik në Shqipëri.

Shpërndaje në rrjete sociale