Itali, lirohet nga burgu shqiptari që “u kap” me 700 kg drogë

21:48 | 27 Dhjetor 2016
Trina Galanxhi

Droga mund të ishte fshehur aty nga kushdo. Me këtë arsyetim, gjykatësi italian Giovanni Gallo ka urdhëruar lirimin nga qelia të Spartak Melit, 28-vjeçarit shqiptar, të arrestuar të shtunën për më shumë se 700 kg marijuanë të gjetura në një fermë rurale në periferi të Surbos, në Leçe (Itali).

Gjykatësi madje nuk e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin.

714 marijuanë u gjetën në një magazinë nga Guardia di Finanzia e Leçes ku ndodhej edhe shqiptari, ndërsa pala mbrojtëse tha se i riu gjendej aty rastësisht, pasi prej kohësh kërkonte “një vend çati për të fjetur”.

Arsyetim me të cilin është pajtuar edhe gjykatësi.

Shpërndaje në rrjete sociale