Një e moshuar shqiptare u arrestua nga policia italiane me akuzën e trafikut të drogës. Mediat italiane, raportojnë se bëhet fjalë për 64-vjeçaren me inicialet, V.H.
64-vjeçarja është gjyshe dhe një grua e ve, ku prej vitesh ka nënshtetësinë italiane. Asaj iu gjet në banesë një laborator droge, si dhe kokainë.
E moshuara ishte rezidente ne Porte Vale dhe nga hetimet e para konsiderohet si nje nga kryesoret e trafikut te drogës në sheshin Jesi.
Në dhomën e saj te gjumit, policia zbuloi më shumë se 60 gram kokainë, me një vlerë në treg, prej 7 mijë euro.
Disa doza kokainë ishin bërë gati për t’u shitur dhe iu gjetën të fshehura nën jastek. Policia njoftoi se e tërë dhoma e saj ishte përdorur për të fshehur aktivitetin që ajo kryente.
Ndërkohë policia po vijon hetimet në lidhje me aktivitetin e gjyshes me origjinë shqiptare.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...