Një 39-vjeçar nga Korça është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme. Burime policore bëjë me dije se shtetasi Mina Zoja, 39 vjeç sapo ishte kthyer nga gjermania ku jetonte prej vitesh.
Sipas policisë, dyshohet se një grup prej 8 personash i kanë zënë pritë shënjestrës së tyre. Fillimisht autorët e kane goditur me shkop beisbolli dhe me pas kane qëlluar me arme disa here dhe jane larguar me shpejtesi.
I plagosuri ka mundur ti shpetoje bresherise se plumbave, ndersa eshte plagosur ne pjesen e kofshes ne kembe. Fillimisht ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Korçës dhe më pas është nisur drejt Tiranës për mjekim të specializuar.
Policia ka ngritur postblloqe ne akset nacionale. Shkak i ngjarjes dyshohet të kenë qenë konflikte te vjetra midis te plagosurit dhe autoreve lidhur me prishjen e pazareve të drogës.
Blutë kanë shoqëruar disa persona dhe po punohet per identifikimin dhe kapjen e autorëve./gazeta shqip/
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje
Fillojnë bisedimet e paqes në Gjenevë
Sherr mes pesë të miturve në Kukës, lëndohet një 15-vjeçar
Kurti mirëpret në takim Begajn në 18-vjetorin e Pavarësisë s...