Ish ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, deputeti socialist Damian Gjiknuri, u pyet sot për mbi 6 orë nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Zoti Gjiknuri nuk saktësoi çështjen për të cilën dha shpjegime para SPAK-ut, ndërsa e cilësoi si “normale, që të pyetej mbi çështje, që ai ka dijeni për shkak të detyrës shtetërore”, duke shtuar se “detajet janë pjesë e sekretit hetimor”.
Sipas mediave vendase, besohet se zoti Gjiknuri është pyetur për aferën e inceneratorëve, si ministër i Energjitikës dhe Industrisë në vitet 2013-2017, më pas ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ai është ndër emrat më të lakuar për çështjen e inceneratorëve nga opozita, e cila drejtoi një komision hetimor parlamentar për këto afera të dyshuara korruptive.
Ndërsa gjatë hetimeve të SPAK-ut, emri i zotit Gjiknuri u shfaq në dosjen ndaj ish zëvendës-kryeministrit Arben Ahmetaj, ku rezultonte, se në të paktën dy raste, sipërmarrësit që fituan kontratat e inceneratorëve paguan për qëndrimin e tij në hotele jashtë Shqipërisë.
Por ish ministri Gjiknuri ka deklaruar se ato vizita pune u mbuluan me shpenzimet e institucionit, duke hedhur poshtë njoftimet për financime të tjera./VOA
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarë...