Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar rreth dy ngjarjeve që tronditën Lezhën dhe Durrësin këtë të hënë. Sipas ish-deputetit këto ngjarje janë tregues i degradimit të shtetit.
Ai shton se postblloqet e policisë me ushtri dhe mitroloza është një degradim dhe nxirren për të bërë propagandë.
Reagimi i Salianjit:
Katër të vrarë, dy në Lezhë, dy në Durrës në mes të rrugës tregojnë qartë degradimin e rendit dhe sigurisë publike, qesharakëzimin e postblloqeve me polici dhe me ushtri me mitraloza apo policë me syze dhe policë me armë nëpër godina bosh që qeveria i nxjerr për të bërë foto propagande.
Për fat të keq çdo ditë e më shumë keqqeverisja dhe tallja me show po merr jetë njerëzish, po falimenton biznese dhe po shkakton trauma për qytetarët.
Sot kushdo e kupton që masat e qeverisë janë për të izoluar të varfërit, qytetarët që respektojnë ligjin , bizneset e ndershme, ndërkohë që kriminelët me armë lëvizin lirshëm dhe vrasin ditën për diell.
Aksident i rëndë në Laç, pasagjeri 25-vjeçar humb jetën pas ...
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...