Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia ka mbërritur në ambientet e gjykatës së Shkodrës.
Të gjithë kolegët e grupit janë në Shkodër në mbështetje të Bardh Spahisë.
Po ashtu para gjykatës vihen re dhe mbështetës të opozitës.
Ndërkohë ka dhe prani të konsiderueshme të forcave të policisë. Rreth 70 policë ndodhen para gjykatës, mes tyre edhe efektivë të FNSH-së.
Spahia u arrestua mbrëmjen e 20 qershorit pasi u akuzua se kishte marrë pjesë në trazirat që ndodhën para KZAZ të ngritur në shkollën “Shejnaze Juka” ku u dogjën materialet zgjedhore.
Edhe mbrëmë pas mbylljes së protestës së opozitës para Kryeministrisë, qytetarët e ardhur nga Shkodra me në krye kryebashkiaken Voltana Ademi e zhvendosën protestën e tyre para Drejtorisë së Policisë ku kërkuan lirimin e ish-deputetit të këtij qyteti Bardh Spahia./oranews
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi