Partia Demokratike e Shqipërisë ka dalë me një kandidaturë për zgjedhjet në Kavajë.
PD ka zgjedhur për kandidat në këtë qytet Isa Sakjan. Partia që aktualisht ndodhet në opozitë fillimisht kishte thënë se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e Kavajës, për shkak se PS aty kishte zgjedhur kandidatë me të shkuar kriminale, duke kontestuar fuqishëm edhe ish-kryetarin e majtë në këtë qytet, Elvis Rroshi, akuzuar nga Partia Demokratike se ka kryer një sërë krimesh në të shkuarën e vet. Zgjedhjet në Kavajë do të mbahen më 25 qershor.
Nga PS i zgjedhur si kandidat për kryetar bashkie është Dorian Murati. Ndërsa, LSI ka kandidat të saj për kryetar të Kavajës Maksin Konën.
Pas Abdixhikut, edhe Kurti arrin në Kuvend për takimin
Çështja e presidentit, Abdixhiku mbërrin në Kuvend për takim...
Biletat në shitje për ndeshjen e Kosovës ndaj Sllovakisë
Kurti pret përfaqësuesin e UNDP-së, në fokus të diskutimit b...
Rigjykimi/ Dushko Arsiq dënohet me 13 vjet burgim për krime ...
Vdes zyrtari policor, Mehdi Ibrahimi