Paraditen e së premtes, raportuesi për Shqipërinë pranë Parlamentit Europian, Knut Fleckenstein, zhvilloi një takim me komisionet parlamentare në lidhje me sfidat e vendit tonë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Majlinda Bregu, tha në fjalën e saj se “vendet e Evropës Juglindore po ecin me shpejtësi drejt BE-së”, por shtoi gjithashtu se “Ballkani ka ende probleme të demokracisë dhe funksionimit të ligjit”.
“Asnjë nga ne nuk ka dyshim që zgjerimi është rruga e duhur. Procesi i integrimit ka sfida të shumta që nuk duhet të qëndrojnë pezull”, tha Bregu.
Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta theksoi se jemi në një moment historik për rajonin tonë: “Jemi në një fazë intensive të marrëdhënies kontraktuale me BE-në. Qëllimi është anëtarësimi i plotë në BE për të rritur dhe standardet e jetesës së qytetarëve tanë”.
“Ky proces është një impuls i ri për transformimin e rajonit tonë. Korrupsioni dhe krimi i organizuar qëndrojnë si barrierë për zhvillimin”, shtoi Meta.
Osmani: Epopeja e Dukagjinit – kujtesë dhe testament i sakri...
Aksion i gjerë pastrimi për sezonin turistik në Pogradec, Ra...
Gjysmëhëna e Kuqe: 82,000 objekte civile të goditura në Iran
Haxhiu: 24 marsi 1999 ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosov...
Kurti priti në takim drejtues dhe përfaqësues të organizatav...
Kryesia e PDK-së: Rruga e vetme janë zgjedhjet e reja