Komisioni Parlamentar për Politikën e Jashtme dhe Mbrojtjen në Greqi ka miratuar me shumicë votash një projektligj të paraqitur nga Ministria e Jashtme e shtetit helen, mbi Memorandumin e Bashkëpunimit mes Greqisë dhe Shqipërisë.
Ky vendim i hap rrugë mbështetjes së Shqipërisë nga Greqia, në rrugën e integrimit europian, në një kohë kur vendi ynë pret hapjen e negociatave në muajin qershor.
Pro Memorandumit të bashkëpunimit kanë votuar partitë e koalicionit qeveritar, Syriza dhe Grekët e Pavarur, si dhe partia opozitare Potami, ndërsa Demokracia e Re, PASOK dhe Unioni i Qendrës kanë shprehur rezerva në lidhje me këtë Memorandum.
Ashtu siç pritej, tërësisht kundër këtij Memorandumi bashkëpunimi ka votuar partia Agimi i Artë, e cila njihet për gjuhën e urrejtjes ndaj Shqipërisë.
Me votimin në Komisionin parlamentar, tashmë projektligji do të kalojë për votim në Parlament, në ditën e ardhshme. /tch/
Bujar Loci vazhdon të jetë përzgjedhës i Kosovës në basketbo...
Policia e Kosovës: Festoni me zemër, me kujdes dhe përgjegjë...
Zbulohet data kur nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Osmani uron Krishtlindjet: Le të na bashkojë tradita jonë e ...
Haxhiu: Me Qeverinë Kurti 3, Superpuna për gratë
Sveçla: Për fitoren e 28 dhjetorit dhe për programin tonë pë...