Në tremujorin e parë të vitit 2017, numri i të aksidentuarve në Shqipëri është ulur me 4,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por muaji mars shënoi rritje me 10.9 % krahasuar me marsin e vitit 2016.
Sipas raportit të publikuar të mërkurën nga INSTAT, në muajin mars të këtij viti numërohen 152 aksidente rrugore. Në krahasim me një vit më parë (mars 2016), numri i aksidenteve është rritur me 10,9 %, bëhet e ditur në raportin e INSTAT-it. Numri i të aksidentuarve është 213 persona nga 183 që ishte një vit më parë.
Numri i personave të vdekur gjatë muajit mars është 16. Krahasuar me mesataren e personave të vdekur gjatë vitit 2016, sipas INSTAT-it, ky numër është ulur me 28,6 %. Aksidentet rrugore, në 78,9 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç.
Në mars 2017, numri të aksidentuarve (vdekur apo plagosur) për 100.000 banorë ishte afërsisht 7 persona. Krahasuar me mesataren e vitit 2016, ky numër u ul me 8,1 %./Arbresh.info
Përfundon takimi me ambasadorët e QUINT-it, Kurti niset drej...
Abdixhiku mbështet vendimin e Osmanit për shpërndarjen e Kuv...
LeBron James rishkroi historinë, thyen një rekord që kishte ...
“U larguam sapo dëgjuam raportimet e para”/ Mbërrin në Mbret...
Osmani: Vendin në këtë situatë e sollën njerëz të papërgjegj...
Osmani: Sot ftohen liderët partiakë për konsultime për datën...