Nesër priten reshje me intensitet të lartë në veri të vendit. Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë, mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.
Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve, thuhet në njoftim.
Njoftimi:
Sot pasdite priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në të gjithë qarqet. Nesër priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarkun Lezhë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 16 / 21 °C
në vendet e ulëta: 12 / 19 °C
në vendet malore: 7 / 14 °C
Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare./euronews
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit
“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...