Inflacioni i lartë në Shqipëri i ka bërë bizneset më të pasigurta për të ardhmen si dhe ka ndikuar në tkurrjen e fuqisë blerëse të familjeve shqiptare.
Janë këto vlerësimet e raportit të Politikës Monetare të Bankës së Shqipërisë sipas të cilës inflacioni mesatar shënoi vlerën 7.9% në tremujorin e katërt të vitit 2022.
Por me gjithë nivelin e lartë, inflacioni shfaqi një trajektore rënëse në dy muajt e fundit të vitit të shkuar për shkak të ngadalësimit të çmimeve kryesisht të produkteve bazë.
Kjo dhe faktorë të tjerë si përmirësimi i situatës në sektorin energjetik bënë që banka qendrore të mos rishikojë politikën monetare në mbledhjen e shkurtit duke mbajtur të pandryshuar në 2.75% normën bazë të interesit.
Ekonomia shqiptare vlerëson banka ka treguar rezistencë ndaj krizës dhe inflacionit të lartë dhe rritja ekonomike për vitin e kaluat vlerësohet në 4%.
Por, për vitin e ardhshëm shton se ritmet e rritjes pritet të jenë më të ngadalta si pasojë e situatës së pafavorshme me çmimet e larta çka mund të reflektohet në një rritje më të ulët të kërkesës së huaj për mallra e shërbime, pasiguri të shtuar të agjentëve ekonomikë si dhe rënie të fuqisë blerëse.
Politika shtrënguese që banka ndoqi vitin e kaluar duke rritur normën bazë të interesit 5 herë radhazi është reflektuar tashmë në sistemin financiar sipas raportit të bankës së Shqipërisë, me një rritje të normave të interesit të kredive e depozitave në lekë veçanërisht, ndërsa ka rezultuar më e ngadaltë për kredinë në euro.
Situata e përgjithshme ekonomike po ashtu i bëri bankat më konservatore duke bërë që të shtrëngojnë kushtet e kreditimi në fund të vitit duke miratuar edhe më pak aplikime e të njëjtin trend duket se do të ndjekin edhe këtë fillim vit.
Sa i takon kursit të këmbimit, banka qendrore vlerëson se kursi lekut vijon të mbetet i fortë në raport me monedhat e huaja si rrjedhojë e prurjeve të larta në valutë, çka sipas saj ka bërë që të amortizojë edhe një pjesë të goditjeve të huaja në inflacion, raporton tch.
Trump reagon sërish: SHBA-së i duhet Greonlanda për sigurinë...
Benita refuzon të lë shtëpinë, pavarësisht që nëna ia kërkoi...
Alexander Isak iu nënshtrua një operacioni pasi theu këmbën,...
Katër të lënduar në protestën e mbrëmshme në Tiranë
Zhduket një vajzë në Junik, policia nis hetimet
“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep...