Tetë nxënës të ciklit të fillores në Gjirokastër janë infektuar me koronavirus.
Për shkak të infektimeve, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka vendosur të mbyllë klasën e pestë të shkollës 9-vjeçare “Avni Rustemi” në Libohovë, aty ku studionin nxënësit, citon Panorama.
Pas kësaj situate, nxënësit e shkollës 9-vjeçare janë izoluar, ndërsa klasa është mbyllur si masë për të ndërprerë zinxhirin e infektimit tek nxënësit e tjrë.
Mësohet se klasa nuk do të jetë funksionale për dy javë të plota. Ndërkohë janë mbyllur dhe dy zyra tek Kadastra e Gjirokastrës dhe një zyrë tek ADISA pasi janë infektuar disa prej punonjësve.
Sot mblidhen dy komisione parlamentare në Kuvendin e Kosovës
Kryeministri Netanyahu: Jemi në gjysmë të rrugës, Irani do t...
Fluks i madh për ndeshjen Kosovë–Turqi: Komuna shton autobus...
Kosova përballë historisë: Sonte kërkon biletën për Botërori...
Mot i paqëndrueshëm të martën, priten reshje në shumicën e v...
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...