Shqipëria ka njohur një rritje të fortë të importit të fruta-perimeve gjatë këtij viti.
Të dhënat tregojnë, se Shqipëria bleu rreth 70 për qind më shumë prodhime se vitin e kaluar.-
Tregu vendas po furnizohet nga prodhime bujqësore të importit. Të dhënat nga tregtia e jashtme tregojnë se në tremujorin e parë, importet e zarzavateve u rritën me 70 për qind dhe ato të frutave 50 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Nga ana tjetër, eksportet e perimeve, në sasi u rritën me 15 për qind në tremujorin e parë të vitit, shkruan euronewsl.al.
Të dhënat tregojnë se rritja e importeve ishte më e fortë gjatë dhjetorit të vitit të kaluar dhe në janar 2024. Në dhjetor 2023, importet e zarzavateve u rritën me 80 për qind.
U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – ...
Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më li...
Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja
Haxhiu bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë për Rexhep Q...
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...