Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar 81-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, duke përkujtuar sakrificat e Dëshmorëve dhe Heronjve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Në mesazhin e tij, Meta theksoi se liria është e pamundur pa sakrifica sublime dhe shpreh respekt ndaj të gjithë atyre që dhanë jetën për mbrojtjen e Lirisë, Pavarësisë dhe Sovranitetit të vendit, si dhe ndaj patriotëve që vuajtën më pas persekutimin e regjimit komunist.
“Gëzuar ditën e Çlirimit! Nuk ka liri pa sakrificat më sublime!
Nderim dhe mirënjohje të përjetshme për Dëshmorët dhe Heronjtë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, për bijtë dhe bijat më patriotë të këtij vendi, nga Mujo Ulqinaku e deri te të gjithë ata që luftuan dhe derdhën gjakun për mbrojtjen e Lirisë, Pavarësisë dhe Sovranitetit të Shqipërisë.
Kujtojmë dhe përulemi me respektin më të madh jo vetëm ndaj atyre që ranë për Atdheun, Qemal Stafën, Margarita Tutulanin, Vojo Kushin dhe mijëra të rinj të tjerë, por edhe para të gjithë patriotëve zemërluanë që luftuan për lirinë e vendit dhe më pas vuajtën persekutimin e regjimit totalitar.
Lavdi të përjetshme! “, shprehet Ilir Meta.
Spiropali nderime te monumenti i heroit kombëtar Gjergj Kast...
Mbledhje komemorative për këngëtarin Shemsi Krasniqi – Shemi
Themelohet Forumi i Sektorit Privat në Kosovë
Nëna e Shpat Kasapit me mesazh prekës: Na lini ta përjetojmë...
Dy vetura të EULEX-it u aksidentuan në Zveçan, një i lënduar
Një pjesë e Hajvalisë pa energji elektrike, banorët thonë se...