Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka përshëndetur qytetarët përmes një videoje të postuar në facebook.
“Mirëmëngjes nga Sheleguri, ky vend i mrekullueshëm midis Leskovikut dhe Ersekës!
Ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë! ??“- shkruan Meta.
Si mund të shkoni?
Itinerari është i thjeshtë. Ndiqni rrugën nacionale Korçë-Ersekë- Leskovik. Tabela që iu orienton për mbërritjen, ndodhet midis fshatit Radanj dhe fshatit Gërmenj, 25 km para se të mbërrini në Leskovik. Gjithë udhëtimi juaj deri në Gërmenj, është një zinxhir fshatrash të bukur që fillojnë sapo lini pas Korçën. Do të çlodhni sytë duke kaluar nëpër Boboshticë, teksa në sfond Drenovën, do endeni nëpër Selenicë, përmes Ersekës, Borovës, Barmashit, derisa të keni mbërritur në destinacion. Kjo bukuri vazhdon edhe nëse ju e shtyni itinerarin tuaj drejt Leskovikut, duke kaluar më andej, nëpër Çarshovë e më tutje.
Po kështu shijoni liqenin e Shelegurit. Ndodhet pak kilometra pasi keni kaluar Sotirën. Ju dhuron një panoramë të mrekullueshme, ku përtej ujit në sfond dallohen edhe kreshtat hijerënda të vargmaleve të Nemërçkës. Rrënojat e kështjellës së Radanjit, në jug të pyllit të Gërmenjit, rreth një kilometër udhëtim më këmbë nga rruga kryesore, ofrojnë pamje të rrënojave të vjetra ilire, të cilat kanë një rëndësi të madhe historike.
Autoritetet e konfirmojnë, sulmi në Sidnei ishte terrorist &...
Ndihma humanitare e Kosovës mbërrin në Gaza, nis shpërndarja...
Lëndimi i Medon Berishës nuk është shumë serioz, mësohet kur...
Zelensky njofton: Ukraina heq dorë nga anëtarësimi në NATO
“Mjera ti me kë je merr, coftinë” – Fjolla dhe Edi debatojnë...
Ballkani në margjina, Ballkani në qendër: Si e sheh SHBA-ja ...