Juglindja e vendit është përfshirë nga reshje të dendura të dëborës gjatë orëve të fundit. Në qarkun e Korçës trashësia e saj shkon nga 5-10 cm në qytet dhe deri 15-30 cm në zonat malore duke bërë që disa fshatra si Panariti dhe Lekasi të mbeten të izoluar.
Nga bora janë bllokuar gjithashtu disa fshatra në zonat e thella malore të Pogradecit. Në qarkun e Dibrës ka patur reshje bore dhe temperatura të ulëta deri në -10 gradë.
Kjo ka bërë që aksi Peshkopi-Kukës, Peshkopi-Qafë Draj, Ura e Çerenecit-Steblevë dhe Qafë Buall –Krastë të kalohen vetëm me zinxhirë.
Në Bulqizë ka patur probleme në rrugët e brendshme të qytetit , ndërkohë me vështirësi kalohet në njësitë Krastë, Tërnovë dhe në fshatrat e zonës së Gollobordës.
Në rrethin e Matit ka patur reshje bore por nuk ka pasur probleme, ndërsa në fshatrat përreth mund të shkohet vetëm me zinxhirë./klan
Përfshihet nga zjarri një lokal në Rrugën B, zjarrfikësit në...
27 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit
Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon
Plenkoviç: Kroacia nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes
Sot i jepet lamtumira e fundit vogëlushit që vdiq tragjikish...
Zelensky paralajmëron: Rusia po përgatit një ‘sulm të ri mas...