Kryeministri i vendit, Edi Rama gjendet aktualisht në Durrës, ku ka takuar Ajet Meçen, i cili humbi gruan, vajzën dhe mbesën gjatë tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.
“Ne duhet t’ju rrimë afër dhe të bëjmë maksimumin. Kemi marrë dhe masat për mbështetjen financiare”, u shpreh ndër të tjera Rama.
Më tej, teksa ngushëllonte familjarin Meçja për humbjen e trefishtë, kryeministri deklaroi:
“Ata që ikën s’duan kurrë të të shohin keq, mos ua rëndo barrën, s’do donin të të shihnin të rrënuar, ikën se i mori fati. Të gjithë atje do shkojmë. E mira do ishte të ishte me radhë, por nuk ka radhë, nuk ka kuptim.”
Pallati 6-katësh i Durrësit nuk mundi dot t’u rezistonte lëvizjeve të fuqishme duke pësuar kështu shembje e shkaktuar ndër të tjerë, vdekjen e Rozës, gruas së Ajetit, Dienës, vajzës së tyre të vetme dhe mbesës së mitur, Esielës./TCH
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...