Policia e Fierit ka dhënë detaje të tjera sa i përket aksidentit të rëndë që ndodhi në aksin Hoxharë-Fier, ku një makinë doli nga rruga dhe ra në kanal.
Njëri prej viktimave është Emiljano Goxhaj 36 vjeç, i cili ishte dhe drejtuesi i makinës tip “Mercedes Benz” me targa “AA 464 OB”.
Ndërsa viktima e dytë është 40-vjeçarja Silvana Alushaj.
Sipas policisë, automjeti ra në një kanal me ujë dhe për pasojë u mbytën drejtuesi dhe pasagjerja.
Ndërkohë, pasagjeri tjetër me iniciale H.H. 35 vjeç ka mundur të shpëtojë dhe është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.
Abdixhiku pas konstituimit të Kuvendit: LDK do të jetë zë i ...
Kuvendi u konstitua – Çfarë pritet tash?
Osmani uron Haxhiun për detyrën, kërkon bashkëpunim ndërinst...
“Qëndroni në ambientet e Kuvendit, sot votohet Qeveria...
Konstituohet Kuvendi i Kosovës
Kamberi uron Albulena Haxhiun për zgjedhjen si kryetare e Ku...