Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë orëve të mbrëmjes së kësaj të diele pranë hyrjes së Portit të Durrësit.
Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti duke lënë të vdekur dy persona.
Nga të dhënat e para mësohet se është qëlluar me breshëri në drejtim të një automjeti tip “BMË”, me të cilin po udhëtonin dy persona, të cilët si pasojë e plumbave të marrë kanë mbetur të vdekur, ndërsa autorët janë larguar me shpejtësi. Dy viktimat janë identifikuar si shtetasit, Ervin Kodra dhe Endri Caushaj.
Nga të dhënat dyshohet se autorët i kanë zënë pritë automjetit dhe në moment që ai ka qenë duke lëvizur me një shpejtësi relativisht të ulët, ata ka qëlluar në drejtim të dy personave që ndodheshin brenda në BMË, që më pas është përplasur me një automjet tjetër dhe ka përfunduar në një lokal. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të tjerë të lënduar.
Forca të shumta policie kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për identifikimin e autorëve të këtij atentati, si dhe për zbardhjen e rrethanave të vrasjes së dyfishtë./Tch
Skenar i pazakont në çastet finale të Kupës së Afrikës ̵...
Kërkohet rinumërim i plotë dhe ndëshkim i deformuesve të vot...
Qeveria siriane dhe SDF bien dakord për armëpushim të menjëh...
“Nuk e nominova për hakmarrje”, Brikena sqaron pse e nominoi...
Eskalon debati mes Limit dhe Albës: Nuk flet me prindërit, m...
Bashkimi fiton me përmbysje ndaj Rahovecit, vazhdon ndjekjen...