Pas videos makabre të shpërndarë në median online ku një i mitur godiste me mjete të forta qenin, ka reaguar zyrtarisht policia e Shtetit.
Me anë të një njoftimi zyrtar policia bën me dije se ka identifikuar të miturit dhe po dosjen në ngarkim të tyre e ka dorëzuar në prokurori.
Burime nga policia bëjnë me dije se ky rast do të trajtohet në prani të psikologëve duke marrë parasysh edhe moshën e fëmijëve.
Njoftimi i policisë
Kuçovë
Në lidhje me një video të publikuar në disa rrjete sociale e media online ku shfaqet një shtetas i mitur duke goditur një kafshë shtëpiake me mjete të forta, ju informojmë se:
Strukturat e Policisë të Komisariatit Kuçovë kanë nisur hetimet në lidhje me rastin në fjalë, ku si rezultat rezultoi se:
Shtetasi E.M 14 vjeç, banues në Kozare, Kuçovë ka goditur me sende të forta qenin e tij, ndërsa dy bashkëmoshatarët e tij konkretisht M.M dhe Q.M 14 vjeç, banues në Kozare, Kuçovë kanë realizuar videon e më pas e kanë publikuar në rrjete sociale.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë për vlerësim. /albeu.com/
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit