Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në zonën e Porto Palermos, në Himarë, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pas shpërthimit të një lënde plasëse të llojit dinamit.
Sipas të dhënave paraprake, 65-vjeçari dyshohet se po peshkonte duke përdorur një lëndë artizanale plasëse, e cila i ka shpërthyer në dorë.
Si pasojë e shpërthimit, ai ka marrë dëmtime të rënda në trup dhe gjymtyrë. Pavarësisht ndërhyrjes dhe transportimit drejt spitalit, 65-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
“Rreth orës 09:00, në afërsi të zonës së Porto Palermos, dyshohet se shtetasi P. M., 65 vjeç, gjatë peshkimit të paligjshëm me lëndë plasëse (dinamit), është dëmtuar nga shpërthimi i lëndës plasëse. 65-vjeçari u transportua për ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore Himarë, por, si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...