Një 22-vjeçar ka rënë në pranga sot në Itali pasi ishte në kerkim prej më shumë se një viti për trafikim lëndësh narkotike.
I riu nga Pogradeci do të ekstradohet në Shqipëri.
Mësohet se në Shtator të 2021-it ai ka tentuar të trafikojë drogë nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut.
Njoftimi i policisë:
Operacioni policor i koduar “Navigli”, u zhvillua nga Interpol Roma dhe Policia italiane, falë informacioneve të siguruara përmes inteligjencës informative nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe shkëmbimit të tyre në kohë reale mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara javët e fundit, me homologët, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar që fshihen jashtë shtetit, si rezultat i informacioneve të siguruara nga Policia e Shtetit dhe të shkëmbyera mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për një person në kërkim që fshihej në Milano, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Navigli”.
Në kuadër të operacionit, u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi nga Policia italiane, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, i shtetasit L. Sh., 22 vjeç, banues në Pogradec.
Shtetasi L. Sh. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, në vitin 2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Ky shtetas dyshohet se në shtator të vitit 2021, ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike, nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut. Interpol Tirana po kryen procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit tonë. /arbresh.info/
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thirrje qytetarëve: Shmangn...
Zbulohet një sistem i ri diellor
Mbillen mbi 100 karanfila mbi urën e Ibrit
Turi i Ramës, “Punët për Shqipërinë”/ PS nis takimet me qyte...
Jemeni i përfshihet konfliktit, rajoni përjeton sulme gjatë ...
Tahiri për ekspozitën për masakrat: Kjo temë të trajtohet se...