Jehon Breçani, 19-vjeçari që aksidentoi këmbësoren Xhesina Gega 24 vjeçe rreth tre javë më parë në Tiranë, është liruar nga qelia.
Lajmin e ka bërë me dije gazetarja Xhensila Kodra, e cila tha se ditën e premte, gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj tij nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.
“Ditën e premte ka lënë ambientet e spitalit dhe ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, deklaroi gazetarja.
Ndërsa Artan Hoxha shtoi se ky vendim është marrë për shkak se vetë 19-vjeçari ka pësuar dëmtime nga përplasja e fortë.
“Ka pësuar dëmtime vetë gjatë aksidentit në mushkëri. Ka qenë e nevojshme ndërhyrja mjekësore. Prandaj është ndryshuar masa e sigurisë sepse spitali i Burgut nuk i ka garantuar trajtim mjekësor. Familja Breçani ka sjellë njerëz nga fisi i vet nga Tropoja për të dhënë gjak për 23-vjeçaren e aksidentuar”, deklaroi ai.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...