Tashmë prej dy muajsh në protesta, banorët e Astirit kanë zhvilluar këtë të enjte tubimin e rradhës duke kërkuar anulimin e projektit të Unazës së Re.
Nën koret kundër qeverisë Rama, banorët kanë thirrur për burgosje të kriminelëve dhe “qeveri e krimit”.
Banorët gjithashtu kanë deklaruar se pas 7 janarit, ditë kur do të rinisë dhe protesta e studentëve, i gjithë populli do të ngrihet kundër qeverisë së Ramës.
“Pas 7 janarit do të ngrihet i gjithë populli. Ministrat e tij do të jenë në burg. Kanë shkelur ligjin dhe kanë vjedhur. Unaza e Re është diçka tjetër, sepse këta njerëz janë të devotshmit e republikës. Ata janë ngritur për të mbrojtur pronat dhe nderin e tyre”, tha një nga banorët.
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/2195060264155575/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...