Sot u bë mbledhja e radhës e task-forces për koronavirusin në Ministrinë e Shëndetësisë për të përditësuar informacionin lidhur me numrin e personave të kontrolluar përgjatë 24 orëve të fundit dhe masat e sigurisë kë pikat e kontrollit.
Raul Gonzales, drejtori i zyrës së OBSH në Tiranë, i pranishëm në mbledhjen e Task Forcës së Ministrisë së Shëndetësisë tha:
Unë ju kërkoj të keni besim tek institucionet dhe ekspertët e certifikuar ndërkombëtarisht. Në Spanjë para dy javësh kemi hasur raste me koronavirus. Ne po përpiqemi të mësojmë pse nuk ka asnjë rast në Shqipëri. Personat e prekur në vendin tim nuk kishin udhëtuar jashtë vendit dhe nuk kishin pasur kontakte me persona të prekur.
Një pikë tjetër është edhe informimi. Element kyç është informimi dhe duhet të shmangim keqinformimin. Nuk duhet të shpërndajmë lajme të rreme sepse i bëjnë keq shëndetit dhe ekonomisë së vendit./TCH
Kurti: Krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës kanë dëshmi d...
‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit
Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe ...
Vuçiq lanson edhe një balonë: Sot i mora informacionet, Kurt...
Sonte ndërrohet ora
Rriten çmimet e naftës dhe të benzinës në Shqipëri