Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytetin e Shqipërisë, ku një i burgosur i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike, shkruan Shekulli.com.al.
I burgosuri Ajet Sulkaj, 39 vjeç, nga Berati ndodhej në spitalin e burgut, kur është vetëvarur me një çarçaf.
Mësohet se 39 vjeçari ishte shtruar në spitalin e burgut për disa probleme shëndetësore.
Sulkaj ishte dënuar me 20 vjet burg për vrasje.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se ai i ka dhënë fund jetës për shkak të depresionit. Sipas burimeve policore, ai e kishte tentuar vetëvrasjen katër herë në të shkuarën.
“Shkëlqimi dhe rënia e Prishtinës” – A gab...
Hodhën granatë në oborrin e një shtëpie në Vushtrri, arresto...
FIFA refuzon ndryshimin e kalendarit të Botërorit 2026, Iran...
Rasti tronditës në Lipjan, QKUK për gjendjen e 5-vjeçarit: P...
Konate rikthehet për Liverpool, dyshime për Gomez para përba...
U shpall shtet sponsor i terrorizmit – Çfarë përmban rezolut...