Pashpirtësi dhe mizori: një djalë 30 vjeç, Dritan Veliu, ka qëlluar me sëpatë babanë e tij Kujtim Veliu dhe ka tentuar të arratiset. Babai ndodhet në spital në gjendje të rëndë, kurse autori u arrestua nga Policia.
Ngjarja ndodhi rreth orës 8:00 në lagjen “Xhevdet Nepravishta” në qytetin e Lushnjës për motive të dobëta. Pasi ka goditur babain, shtetasi D.V është larguar nga vendngjarja por është kapur në flagrancë nga patrulla e policisë e cila ishte në ndjekje të tij.
Shtetasi K.V ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sall...
Ministria e Andin Hotit merr vendimin e parë
Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Italinë jugore, epiqendra pra...
Zhduket një grua në Ferizaj
Irani: Bllokimi në Ngushticën e Hormuzit do të vazhdojë deri...
Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati