I akuzuar si vrasësi i ish- oficerit të policisë, Artan Cuku, Mikel Shallari kërkon ndryshimin e masës së sigurisë.
Shallari ka depozituar kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” ose gjendje të lirë.
I akuzuari për vrasjen e Cukut ndodhet në burg pasi është pista kyçe për këtë krim.
Ai ndodhet në arrest me burg, vendim ky i dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Kërkesa e depozituar nga avokati i Shallarit për arrest shtëpie ose në gjendje të lirë, po shqyrtohet sot nga Krimet e Rënda.
Vrasja e Artan Cukut ndodhi pranë banesës së tij tek “Rruga e Kosovarëve”, ndërsa Shallari dyshohet se është paguar për krimin, por ende nuk kanë zbardhur porositësit./Gazeta Express/
Majorja kosovare, Vjollca Hoti nderohet nga FBI
Nesër mblidhet Qeveria
Tre kosovarët që vdiqën në vendin e punës në Austri pritet t...
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: ...
Barcelona shkatërron Newcastlen, dhe kalon në çerekfinale të...
Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i mad...