Një shtetas egjiptian është arrestuar në Durrës pasi ishte shpallur në kërkim nga gjykata e Katanias në Itali. 49-vjeçari W.E. akuzohet për krijimin e një organizate kriminale për trafikim të qenieve njerëzore.
Njoftimi i policisë
“Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 36”.
Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve policore me homologët italianë, nëpërmjet specialistëve të Interpol Tiranës, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 36”, kapi në Durrës dhe vuri në pranga shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, W.E., 49 vjeç, të lindur në Egjipt.
Gjykata e Katanias, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas për veprën penale “Trafikimi i qenieve njerëzore”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
Për këtë veprimtari kriminale, ligji në Itali parashikon si dënim maksimal 20 vjet burgim.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 49-vjeçarit në Itali”, thuhet në njoftimin e policisë./euronews.al
Fillon seanca gjyqësore ndaj ish-kreut të KEK-ut, Nagip Kras...
Gjashtë të vdekur nga zjarri në një autobus në Zvicër, dëshm...
Infantino: Trump më garantoi se Irani do të jetë i mirëpritu...
Arrestohet në Vlorë një 23-vjeçar nga Pejë, kapet duke tentu...
Përveçse e turpëroi pas 15 minutave lojë, Tudor as nuk e për...
Djegia e autobusit në Zvicër, ende nuk dihet nëse ka shqipta...