Një 26-vjeçar shqiptar ka humbur jetën teksa ngjitej në malin e Olimpit në Greqi. Ai mësohet se ishte i apasionuar pas alpinizmit. Udhëtimi që Ilia Dhimitri kishte organizuar me mikun e tij 25-vjeçar, me të cilin studionin së bashku në Selanik, me sa duket ishte i fundit për të.
26-vjeçari shqiptar nga Korça gjeti vdekjen, pasi u rrëzua nga një lartësi prej 200 metrash në greminë, ndërsa miku i tij mbeti i lënduar. Bashkëudhëtari i tij arriti të mbahet në një pemë, ndërsa fatkeqësisht Ilia nuk mundi të gjente mbështetje dhe u rrëzua duke gjetur vdekjen. Babai i djalit që arriti të mbijetojë ka thënë për gazetën greke “Protothema”, se me gjithë përpjekjet për ta shpëtuar, i biri nuk mundi. “Djali im zbriti, shkoi tek miku i tij, i lidhi kokën dhe e mbajti atë në duar derisa arritën shpëtuesit. Por për fat të keq ai kishte ndërruar jetë”
Gazeta greke shkruan se 26-vjeçari kishte ëndërr të udhëtonte në botë dhe të pushtonte sa më shumë maja të larta, por ëndrra u pre në mes pikërisht në malin ku sipas gojëdhënave jetojnë perënditë./syri.net.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...