Një pronar agjensie biletarie është gjetur i vdekur pas një aksidenti fatal për jetën.
Familjarët kanë bërë denoncimin në polici ku sipas tyre i afërmi i tyre është aksidentuar dhe më pas është grabitur.
Ata kanë paraqitur si provë mungesën e çantës tek ky i fundit, ndërsa sipas dokumentacioneve përkatëse të viktimës ai është identifikuar si Nadir Gjata.
Burimet bëjnë me dije se është larguar rreth orës 03-04 të mëngjesit nga porti dhe më pas është goditur me automjet ku ka humbur edhe jetën.
Policia nga ana tjetër bën me dije se viktima dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Ford Fiesta”, për pasojë automjeti i tij ka përplasur një automjet të parkuar (taksi), i cili gjatë zhvendosjes ka përplasur 2 automjete të tjera të parkuara.
Trupi i pajetë u transportua në morg, për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore, për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës.
Nga këqyrja paraprake e trupit, eksperti mjekoligjor nuk ka konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe po bashkëpunohet me Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 63-vjeçarit./tch/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...