Një grua e moshuar është gjetur pa shenja jete këtë mbrëmje ne banesën e saj ne Berzhitë.
Ajo është gjetur e lidhur këmbë e duar, dhe dyshimet paraprake janë se ajo mund te ketë rëne pre e grabitësve. E moshuarajetonte e vetme.
Njoftimi i Policise:
Në numrin e Emergjencave 112 të sallës operative Tiranë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Mihajas të Njësisë Administrative Bërzhitë, në banesën e saj është gjetur e vdekur shtetasja F. H ,74 vjeçe.
Menjëherë u ngrit grupi hetimor dhe shkoi në vendngjarje.
Nga kqyrja paraprake e kufomës dyshohet se e moshuara është lidhur këmbë e duar dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e asfiksisë si pasojë e bllokimit të rrugëve respiratore.
Nga informacionet e marra kjo shtetase jetonte e vetme (e ve).
Kufoma do të dërgohet pranë IML për kryerjen e autopsisë nga mjeku ligjor.
Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...
Eurodeputeti Terras i zhgënjyer me dështimin e zgjedhjes së ...